Kështu e titullon shkrimin e vet Breitbart News sot në mëngjes.

Është e padëmshme të thuash se njerëz rreth botës janë shumë të eksituar nga vendimi i presidentit Donald Trump që formalizoi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe fillimin e procesit të zhvendosjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara atje.

Më poshtë janë disa nga gjindje dhe reagimet e tyre ndaj deklaratës:

Ismail Haniyah, kryetar i qeverisë së Hamas në Gaza:

“Qëndrimi ynë mbetet siç është, Palestina që nga deti deri në lumin Jordan. Ne nuk do të biem dakord për dy shtete dhe për ndarjen e Jerusalemit. Ne duhet të ngrihemi më në fund dhe ta bëjmë Trump që të ndjehet keq për këtë vendim”.

Saab Erekat, negociator palestinez:

“Presidenti  Trump ka shpërndarë një mesazh për popullin palestinez: “Zgjidhja me dy shtete mbaroi. Tani është koha për të transformuar betejën në një shtet me të drejta të barabarta për të gjithë që jetojnë në Palestinën historike, nga lumi në det”.

Mahmoud Abbas, president i Autoritetit Palestinez:

“Këto masa janë si shpërbim për dhunën e Izraelit ndaj rezolutave ndërkombëtare dhe një inkurajim për Izraelin që ta vazhdojë politikën e tij të pushtimit, të spastrimit etnik dhe aparteidit”.

Ayatollah Ali Khamenei, Lideri Suprem i Iranit:

“Deklarata e tyre e kryeqytetit të okupuar të Palestinës, paralajmëron dështimin e tyre. Bota Islamike do të qëndrojë pa dyshim kundër këtij komploti dhe Zionistët do të pësojnë shpartallim të madh nga ky veprim”.

Hassan Rouhani, President i Iranit dhe i certifikuar si “i moderuar” sipas administatës Obama:

“Ne i bëjmë thirrje popujve Mysliman që të hyjnë në një kryengritjë të madhe kundër komplotit për transformimin e Ambasadës në Jerusalem”.

Hisham Abdallah, prezantues i Tv Egjiptian:

“Kalon para syve gjithë kjo dhunë dhe kotësi Trump, armiku i arabëve dhe myslimanëve, i cili deklaroi se Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit. Me shpresë të zotit, kurrë!”. Unë e di se rezistenca do të ndizet. Por kam frikë për dy xhami të Bekuara sepse ato janë mbajtur nga Sionistët”.

Ibrahim Karagul, kryeredaktor i gazetës Islamike Turke ’Yeni Safak’:

“Në qoftë se Jerusalemi është marrë, një front i ri do të krijohet rreth Mekës dhe Medinës”. Sulmi do të kryhet në dy qendra, me tankse dhe me raketa”.

Al-Akhbar, një gazetë Libaneze pro-Hezbollah në Liban:

“Vdekje Amerikës. Sot në Palestinë është një rezistencë e aftë dhe e fuqizuar me mijëra raketa që do të sulen kundër Tel Aviv”.

Desmond Tutu, Laurant i Nobel:

“Zoti po fshikullon mbi Presidentit Donald Trump peër njohjen e  Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit”.

Hassan Nasrallah, lider i Hezbollah:

“Ne mbështesim thirrjet e intifada për një Palestinë të re dhe shkallëzimin e rezistencës e cila është më e madhja, më e rëndësishmja dhe më e egra përgjigje ndaj vendimit të Amerikës”.

Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë:

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka nënvleftësuar vendimin e Kombeve të Bashkuara të vitit 1980. Deri tani, asnjë shtet në botë përveç Amerikës dhe Izraelit nuk ka bërë hapa kundër këtij vendimi… Vendimi i Trump kuron të ngrejë rajonin më këmbë, jo të sjellë paqe”.

Al-Shabaab, lider i al- Qaeda në Somali:

Iu bën thirrje  “gjithë myslimanëve që të marrin armët dhe të mbrojnë Aqfa-në e bekuar nga Zionistët të mbështetur nga Amerika”.

Dawoud Shebab, zëdhënës i Xhihadit Islamik në Palestinë:

“Ne iu përgjërohemi Arabëve dhe Myslimanëve që të  mos e kenë më Amerikën mike dhe aleatët që qëndrojnë në anë të Izraelit”.

Hanan Ashwari, anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës:

“Me një goditje, Presidenti Trump ka shkatërruar jo vetëm shanset e paqes, por stabilitetin dhe sigurinë në rajon”.

Një organizatë Myslimane e pa identifikuar në Amsterdam:

“ Komentet e tij konsistojnë në një ulërimë: “Allahu akbar,” por veprimet e tij flasin me zë më të lartë se këto fjalë.

Veritas.com.al/