“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, ka 15 vatra zjarresh aktive. Zjarret janë në Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Dibër dhe Shkodër”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.
Më e madhja është në Tepelenë. Zjarri i rënë mbrëmë rreth orës 21.30 ka kërcënuar edhe banorët e qytetit si dhe spitalin e ujësjellësin e qytetit.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë 24 orëve të fundit për të shuar zjarret pavarësisht terreneve të vështira.
Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 175 forca zjarrfikëse me 30 automjete, 50 forca ushtarake si dhe 24 forca vullnetare.
Specialistët e Emergjencave Civile vijojnë të monitorojnë situatën nga afër në të gjithë vendin.
Veritas.com.al/