Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte, 8 tetor, në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit. Një shtetase angleze, E. S., 25 vjeçe, është gjetur pa shenja jete në një apartament.
Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja e trupit të 25-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë policia informon se bashkë me të ishte dhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç. Fatmirësisht fëmija është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente