Një aksident i rëndë i ka marrë jetën dy personave në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e “21 dhjetorit”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas policisë nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe njëri nga pasagjerët.

Ata janë njëri nga shoferët i identifikuar si Luan Cenollari dhe pasagjeri Ali Bejo, 69 vjeç.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20,  në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin  E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.