Rusia po dëbon 23 diplomatë britanikë për shkak të grindjeve mes dy shteteve mbiu sulmin me agjent nervin kundër një ish- spiunit rus dhe vajzës së tij.

Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se stafi i ambasadës së Britanisë mund të dëbohet nga Moska brenda një jave si përgjigje e vendimit Britanik për të dëbuar 23 diplomatët rus.

Ai gjithashtu tha se do të mbyllen Këshilli Britanik në Rusi, i cili promovon lidhjet kulturore mes kombeve , si dhe Konsullata Britanike në St Petersburg.

Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May tha: “Ne e prisnim një përgjigje si kjo”.

Ajo tha se qeveria do të konsiderojë hapin tjetër “në ditët e ardhshme, së bashku me aleatët tanë dhe partnerët” tanë.

“Ne nuk do të tolerojmë kurrë rrezikimin e jetës së qytetarëve britanikë as të të tjerëve që jetojnë në Britani, nga qeveria Ruse” tha ajo.

Veritas.com.al/