Xhuana Nikolli, 25 vjeçe nga Shëngjini ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT pasi konsumoi fostoksinë. Lidhur me këtë rast Policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin me iniciale E.F.

Familjarët e saj kanë kallëzuar në Komisariatin nr. 2 në Tiranë bashkëshortin, E.F., duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.

Policia e Tiranës e ka shpallur E.F. në kërkim për “dhunë në familje” dhe “shkaktim të vetëvrasjes”. Uniformat blu kontrolluan edhe banesën e tij në Lezhë, por ai nuk u gjet, ndërkohë që kërkimet për kapjen e tij vijojnë intensivisht./

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *