Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari ka treguar se bashkë me shqiptarët që jetojnë në Melbourn kanë ngritur flamurin Kuq e Zi në kryeqytetin australian. Me këtë rast, ai ka thënë se miqësia me popullin e Australisë ka rrënjët ne vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë dy popujt.
“Në mëngjes të ditës së sotme, 28 Nëntor 2015, së bashku me udhëheqjen dhe shumë anëtarë të Komunitetit Shqiptar, nga të gjitha viset shqiptare, e ngritëm flamurin tonë kombëtar në sheshin kryesor të Melbournit, ‘Federation Square’. Mijëra australianë do të kalojnë pranë flamurit tonë. Miqësia e popullit shqiptar me popullin e Australisë i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë popujt tanë. Gëzuar Dita e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë!”, ka shkruar ai.
28 Nën 2015