Pjesëmarrja ne votime dyfishohet në krahasim me 4 vjet më parë Rezultatet e para: humbje e establishmentit

Roberto Fabbri /

Rezultatet e para të zgjedhjeve vendore të Hong Kongut duket se tregojnë një sukses të gjere të forcave demokratike. “Ashtë një cunami”, komenton aktivisti i ri pro-demokracisë Tommy Cheung Sau-yin,qe ka mundur kundërshtarin pro-establishment, deri tani në detyrë.

Efekti i gjashtë muajve të demonstratave kundër politikave Filokineze të guvernatores Carrie Lam dhe refuzimit konsekuent për hapje politike të besueshme ndaj kërkesave të qytetarëve, është pra derdhur në kutitë e votimit, dhe tani në Pekin do të duhet të vendosin se si ta menaxhojnë një situatë që përfaqëson edhe më shumë se më parë, edhe pse në forma të ndryshme një sfidë ndaj pretendimit të Partisë Komuniste Kineze për të dominuar shoqërinë e lirë të ish-kolonisë Britanike.

Një pjesëmarrje absolutisht e jashtëzakonshme për zgjedhje të thjeshta vendore shënoi ditën e djeshme të zgjedhjeve në Hong Kong. Që nga dita e djeshme në mëngjes rreshta shumë të gjata njerëzish që prisnin me durim në rrugë nën diell radhën e tyre u shfaqen në të gjitha lagjet e metropolit, pa turbullira qe druheshin dhe nën mbikëqyrjen e matur të policisë. Më shumë se 70% e qytetarëve, mbi 4 milion, që ishin regjistruar për tu pranuar të votojnë, që do të thotë se pothuaj 3 milion njerëz kanë depozituar skedën elektorale, ose më shumë se dyfishi i numrit të votuesve të votimeve te fundit të këtij lloji , të cilat u mbajtën në vitin 2015.

Fakti është se thirrja e djeshme në votime kishte një kuptim shumë të veçantë dhe të pamohueshëm. Pas gjashtë muajsh demonstrimesh në rrugë, qytetarët e Hong Kongut e dinin mirë që këtë herë nuk ishte ne tavoline vetëm zgjedhja e zakonshme e përfaqësuesve vendore të destinuar të merren me normat e trafikut rrugor ose rregulloret e shkollës : ajo e djeshmja ishte një referendum mbi veprimet nga autoritetet dhe policia e ish-kolonisë Britanike, dhe më shumë akoma e guvernatores se Hong Kong-ut.

Votuesve nuk ju shpëtoi rasti për ti dërguar një mesazh politik përmes votës së tyre, më shumë sesa zonjës Lam, direkt Pekinit. Ajo që u mundësua nga fakti që zgjedhjet vendore janë te vetmet me të vërtetë demokratike në Hong Kong: këtu çdo votë numërohej për të zgjedhur përfaqësuesit në një mënyrë xhenuine, pa filtra dhe rregullore si ato të adaptuara për zgjedhjet e Parlamentit lokal, të cilat janë krijuar për qëllimin preciz për ta bërë të pamundur që fraksioni filo-kinez të humbasë kontrollin politik të rajonit autonom.

Pra behej fjale me te vërtete per një referendum, megjithëse anormal. Duke votuar kandidatët e opozitës demokratike, do të shprehej mbështetje e vetëdijshme për demonstruesit antikineze dhe antikomuniste, ndërsa duke zgjedhur ata te listave filo-kineze do të dërgohej mesazhi i kundërt: mbështetje për autoritetet dhe aksionit represiv të policisë, me kërkesë implicite për të vazhduar të veprojë për te parandaluar me forcë demonstratat dhe trazirat që kanë paralizuar gjithnjë e më shumë Hong Kongun që nga maji i kaluar dhe ngjallën aq shumë acarim në Xi Jinping dhe në Partinë Komuniste Kineze.

Rezultatet e plota priteshin rreth mesnatës së djeshme, me orën tone. Duke ju trembur manipulimeve dhe te vetëdijshëm për rëndësinë e asaj që ishte në loje, qindra qytetarë ishin të pranishëm në çdo vendvotim. Sot do të dimë në detaje se cila është ndjenja e vërtetë e njerëzve të Hong Kongut, dhe gjithashtu edhe në Pekin do të duhet ta marrin parasysh. Por të dhënat paraprake te dala mbrëmjen e djeshme tashmë tregojnë një prirje të qartë. Dhe nuk përjashtohet që, nëse Kina – siç është e mundshme – do të pretendojë të injorojë kërkesat e demokracisë së vërtetë që ngrihen nga qyteti kozmopolitan, mbi të cilin ka rifituar sovranitetin në 1997,krahu i ndezur i zemërimit popullor do të kthehet për tu ndezur me pasoja shumë të rrezikshme.

VERITAS.COM.AL/