Parlamenti i Hungarisë ka kaluar paketën e ligjeve që kriminalizojnë çdo individ ose grup individësh të cilët u ofrojnë ndihmë emigrantëve që kërkojnë azil.

Legjislacioni kufizon mundësitë e organizatave jo- qeveritare (NGO) që të veprojnë në rastet e azilit si dhe ka kaluar ligjin që sfidon grupin e të drejtave të individit të Bashkimit Europian.

Sipas këtij ligji, që zyrtarisht quhet “Ndal Soros!”, individët ose grupet që ndihmojnë emigrantët ilegal për të përfituar statusin për të qëndruar në Hungari, do të përgjigjen me një kohë të caktuar në burg.

Veritas.com.al/