
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë programin ekonomik “Shqipëria 2030. Ai tha se ky nuk është një program elektoral, por një program qeverisës. Rama tha se qeveria do të investojë 300 milionë euro në strehim, me synimin 50 mijë çelësa, për çiftet e reja e jo vetëm.
“Ky është program qeverisë, jo elektoral dhe është kalkuluar e ka marrë aprovimin njësoj siç merr aprovimin
Do të investojmë 300 milionë euro në strehim, me synimin 50 mijë çelësa, për çiftet e reja, për profesionistët që duam t’i mbajmë në Shqipëri. Do ta thellojmë edhe për profesionistët e rinj në sektorin privat dhe ata që duan të kthehen nga emigrimi”, tha Rama.
Rama: Ambicia jonë është që pensioni mesatar të jetë 400 euro
“Në janar 2026, paga minimale do të jetë 500 euro. Pensioni mesatar 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota, ndërkohë pensioni minimal për të gjithë të tjerët 200 euro”, tha Rama.
Ai u shpreh se në vitin 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro.
“Sot, në vlerësimin e fundit të pavarur të bërë nga INSTAT-i të konfirmuar nga organizatat financiare ndërkombëtare, paga mesatare për vitin 2024 në sektorin publik u mbyll 1 mijë euro, ndërsa në Shqipërinë 2030, do të jetë të paktën 1200 euro.
Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim të paktën 30% më shumë”. (A2 Televizion)
Komente