Në 5 nëntor në Shkodër do të shpallen 38 martirët e fesë katolike shqiptare.
Lajmi është bërë zyrtar nga Ati i Shenjtë Papa Francesku përmes Vatikanit, i cili konfirmon se data e Kremtimit do të jetë 5 Nëntori 2016.
Kremtimi do të bëhet në Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit ne Shkodër dhe riti i Lumnimit do të udhëhiqet nga Kardinali per Cështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Angelo Amato.
Është arritur permbyllja e procesit kanonik, në njohjen dhe në pranimin zyrtar të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe, të Imzot Vincens Prenushit dhe 37 klerikëve të tjerë.