
Kryeministri Edi Rama e ka nisur, mëngjesin e sotëm, duke publikuar pamje nga kantieri i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, ndërsa inspektohen nga ministri i Brendshëm Blendi Çuçi. Kreu i qeverisë ka njoftuar se janë krijuar 400 vende pune, ndërsa punimet po zhvillohen me ritëm të shpejtë.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
NATO e ka përzgjedhur bazën ajrore të Kuçovës si pikë të përshtatshme për të kryer misionet ushtarake, dhe do të shndërrohet në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.