Pesë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur, pasi një makinë është futur mes turmës në Wisconsin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Nga pamjet e postuara në mediat sociale tregohet një automjet sportiv të kuq (SUV) duke kaluar nëpër një paradë të Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha-s, në perëndim të Milwaukee-s.
Shefi i policisë, Dan Thompson, në një deklaratë për mediat njoftoi se të plagosur kanë mbetur dhe fëmijët.
“Një person ndodhet në paraburgim dhe incidenti nuk duket të jetë një akt terrorist në këtë moment”, tha ai.
Në media qarkullojnë pamjet, ku Policia hapi zjarr ndaj automjetit teksa ai përplasej përmes barrierave të rrugës.
I dyshuari dukej se ishte duke ikur nga një skenë tjetër krimi, kur u përplas me njerëz në paradë.
Sipas Policisë, Darrell Edward Brooks Jr, është edhe i dyshuari si autor i ngjarjes.
Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi vetëm, dy ditë më parë u lirua nga burgu.
Brooks është akuzuar më herët për rezistencë ndaj forcave policore, shkatërrim të pronës, armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje, përdorim dhe shitjeve të narkotikëve, si dhe shpesh- herë mbi të kanë rënduar akuza për ngacmim seksual.
Waukesha është një periferi perëndimore e Milwaukee-s dhe rreth 90 kilometra në veri të Kenosha-s, ku Kyle Rittenhouse u lirua të premten nga akuzat që erdhën nga vrasja e tre burrave gjatë trazirave në atë qytet në gusht të 2020-ës.