Sipas një sondazhi të fundit nga BalkanWeb, rezulton se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi.

Që nga një sondazh tjetër i kryer vitin e kaluar, numri i shqiptarëve që duan të lënë vendin e tyre është rritur edhe 2%. Vitin e kaluar u deklaruan 48%, ndërsa këtë vit 50%.

Dy shtetet ballkanike që ndodhen në krye të listës për numrin e qytetarëve që duan të lënë vendin e tyre, janë Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina.

Por ndërsa në Bosnjë numri i ‘të dëshiruarve’ për të lënë vendin vjen në rënie, në Shqiëpri ky numër vjen në rritje. Nga viti 2015 deri në ’17 numri i boshnjakëve që duan të braktisin vendin ka rënë me 8%; para dy vitesh ishin 58% që donin të ‘arratiseshin’, ndërsa tani janë 50% e tyre.

Sipas të dhënave nga EUROSTAT, vitin e fundit janë shtuar edhe 6000 apikantë të rinj për të lënë vendin dhe emigrim në botë. Sipas Monitor, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, numri i azilkërkuesve shqiptarë u rrite edhe 11.400 persona.

Shqipëria tani rënditet në vendin e gjashtë në botë për numrin e lartë të kërkesave për azil; vjen menjëherë pas vendeve të Lindjes së Mesme.

Shkak kryesor mbetet papunësia dhe gjendja e vështirë ekonomike.

Banka Botërore ka refuzuar të pohojë se mund të ketë ndryshime pozitive në të ardhmen në qoftë se rritja ekonomike vjetore nuk arrin në shifraën 4%, gjë që po duket sie pamundur.

Paga mesatare e popullissë mbetet shumë më poshtë se në vendet anëtare të BE. Gjithashtu papunësia në radhët e rinisë dhe moshave më të afta për punë, mbetet shumë e lartë: 28% e tyre janë pa punë.

Veritas.com.al/