Mediat, sapo morën vesh për atentatin e përgjakshëm, e krahasuan menjëherë me atentatin në Nicë gjatë kësaj vere. Por në fakt nuk kanë të krahasuar. Fillimisht u tha se u vra një person në Berlin.

Numri i viktimave ka kapur shifrën 9.

Të pakën 9 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur, kur sonte një kamion është përplasur në një treg Krishtlindjesh në Berlin, që ishte i mbushur me njerëz.

Mediat duke cituar policinë gjermane, raportojnë se ky është një sulm terrorist. Shoferi i kamionit që kreu tragjedinë,  ka tentuar të ikë, por është arrestuar pas pak, kurse një pasagjer që ishte me të, raportohet se është vrarë.

Ariel Zurawski, pronari Polak i kamionit  që shkaktoi tragjedinë, ka thënë se ka humbur kontrollin me shoferin që në mesditë; për këtë ka njoftuar edhe televizionin polak “Polish TV channel TVN24” se ka humbur kontaktin me shoferin dhe me kushëririn e tij që mori pjesë në atentat. Sipas kësaj dëshmie, kamioni ishte rrëmbyer.

Partia “Alternative for Germany (AfD)” anëtar i Parlamentit, Marcus Pretzell ka fajësuar kancelarin Angela Merkel për sulmet në Gjermani dhe ka kërkuar një ligj që të ndalojë terroristët dhe terrorizmin. “Kur do të ketë fund kjo hipokrizi?”- ka shkruar ai.

/Veritas.com.al/

https://youtu.be/zll-wYF5VQ8