Në Gjykatën e Krimeve të rënda në Tiranë, sot vendoset masa e sigurisë ndaj biznesmenit Orest Sota, i cili u kap  në Elbasan me një shumë prej 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit në makinë, shumë që ai nuk mundi t’u deklaroj burimin nga janë fituar.

Biznesmeni Sota ka kërkuar lehtësim të masë së sigurisë, por Gjykata ka vendosur masën ‘arrest në burg’.

Prokurorët Gent Osmani dhe Elisabeta Ymeraj kanë deklaruar se 863 mijë euro të gjetura në makinën e Sotës i përkasin ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ata thanë se ish ministri ka përfituar përmes aktivitetit kriminal.

Përfundimisht, dosja ‘Sota’ i bashkohet dosjes ‘Tahiri’.

Veritas.com.al/