Ndërkohë që numri i incidenteve ekstremiste të të majtëve rritet, agjencia e inteligjencës së shtetit Gjerman ka nxjerrë një relacion mbi ekstremizmin e majtë ku tregon se shumica e “radikalëve” ende jetojnë me prindërit e tyre.
Agjencia për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), organizata e inteligjencës së shtetit të Gjermanisë, ka nxjerrë në dritë statistika që hedhin në fletë skenat ekstremiste të majta në kryeqytetin e Berlinit nga viti 2009 në 2013. Përbërja e radikalëve të majtë anon përgjithësisht nga meshkujt me vetëm 16 përqind femra nga 873 të identifikuar, raporton gazeta gjermane Bild.
Mosha mesatare e ekstremistëve të majtë është midis 21 dhe 24 dhe 78 përqind e tyre janë njerëz të moshës 18 deri në 28. Pjesa më e madhe, nëntë të dhjetat, nuk nuk janë në asnjë marrëdhënie romantike.
Distriktet e of Friedrichshain-Kreuzberg dhe Neukölln janë vendet më të parapëlqyera nga radikalët e majtë për të jetuar në Berlin, duke qenë se gjysma e ekstremistëve që njihen ndodhen pikërisht në këto dy distrikte. Friedrichshain-Kreuzberg veçanërisht njihet për përfshirjen e tij të majtë; në zgjedhjet e kohëve të fundit në Berlin, në dhjetor partia e Gjelbërt e palës së majtë mori 32.8 përqind të votave dhe e majta Die Linke u rendit e dyta me 20.9 përqind.
Distrikti ka patur një histori të gjatë që përfshinte skena dhune nga të majtët. Në 1987, e ashtuquajtura “demonstrata revolucionare e 1 Majit” përfundoi me 30 plaçkitje dyqanesh, dhunë masive dhe dëmtim pronash.
Senatori i brendshëm i Berlinit i Unionit Demo-Kristian të Kancelares Angela Merkel, Frank Henkel tha, “pjesa më e madhe e krimeve me motiv politik vijnë nga pala e majtë”.
95 përqind e krimeve të kryera nga ekstremistët, nën banderolën me slogan “Aksioni Anti-Fashist”, janë akte kriminale me profil pesronal, duke i bërë rezistencë forcave policore, ose akte zjarrvënieje të qëllimshme.
/Veritas.com.al/