Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (JIF) me qendër në Bruksel, njoftoi sot se 93 gazetarë janë vrarë në vitin 2016 gjatë kryerjes së detyrave të tyre ose në atentate.
Numri gazetarëve të vrarë në vitin 2016 është më i vogël se në vitin 2015, kur kanë humbur jetën 112 gazetarë. Numri më i madh i të vrarëve është në vatrat e luftës, ku prinë Siria.
Dhuna mbi gazetarët dhe mbi lirinë e shprehjes, siç vërehet, po ndryshon formë: Vriten më pak gazetarë, por dhunohet më shumë liria.
/Veritas.com.al/