
Kryeministri Edi Rama thotë se 99 përqind e qytetarëve në vend, nuk ndërtojnë pa leje.
Në mbledhjen me deputetët dhe drejtorët e bashkisë në Tiranë, Rama foli edhe për sigurinë ushqimore, ku sipas tij, duhen hedhur hapa përpara.
“Për furnizimin e të gjithë sistemit, qoftë atij publik, qoftë privat me barna dhe përsëri me shtetin si palë. Ka ardhur koha të kalojmë në një rol të ri të shtetit në ekonomi. Të prodhojmë sukses. Kemi ndryshuar qasjen ndaj pronës. Kemi vendosur shtetin në rolin e pronarit që nuk lëshon prona, por merr pjesën e vet. Siguria ushqimore, edhe këtu na duhet të hedhim hapa përpara, është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim. Me pezullimin e AKU, kemi hedhur vetëm hapin e parë. Nga sot, ka filluar procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Pra, pasiguri ushqimore. Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë, mish i freskët pa faturë, do sekuestrohet. Ky është fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. Do jetë punë që nuk do jetë aq e vështirë sa disa vite më parë, sepse baza është e vendosur. 99 përqind e qytetarëve, nuk ndërtojnë pa leje, ata që ndërtojnë nuk janë populli, as të skretë, por shkelës të vetëdijshëm të ligjit. Kjo epokë duhet të konsiderohet e mbyllur”, theksoi ai./
Komente