1.

Nga që Monika nuk pranoi të bëhej zonjë e parë, flitet se këtë rol ka kërkuar ta luajë Lorenci.

2.

Një miku im shumë i mirë në Korçë, aq besonte te vettingu sa ra menjëherë në depresion kur i thanë që duhet të votojë Spiropalin për deputete.

3.

-Si ta quajnë çunin?- e pyeti ambasadorja gjermane Jaupin.

-Nuk kam fëmijë. Jam beqar.

-Ok, atëhere po ia ve emrin Baftjar. Të pëlqen?-tha ajo dhe iku me makinë.

4.

Lutje televizioneve:

-Kur ftoni për biseda në studio presidentin, kryeministrin ose ministrat, vendosni me titra lajmërimin: “Kujdes, mos mbani portofola para ekranit!”

5.

Hahaha, u nxehën me Majlindën. Po ajo spikere ka punuar tërë jetën. Dhe sot punën bëri; lexoi çfarë i vunë para.

6.

-Zoti Rama, ta vendosim edhe këtë herë deputet Bashkim Finon?

-Jo, mor burrë, s’na duhet për gjë.

-Po ka ende ca vizita e analiza në spitalet italiane, andaj po them.

/Veritas.com.al/