Liberalët në Amerikë nuk pushuan së së ndjekuri dhe së përgjuar Donald Trump dhe familjene  tij. Ata dolën në rrugë, bënë trazira, thyen gjëra, shkatërruan… Tani i janë vënë pas Ivankës. Disa artistë të Neë Yorkut janë mbledhur në protesta rreth një çështjeje, dhe çështja e tyre është titulluar: “E dashur Ivanka”.

”Truth Monitor” raporton se grupi “Halt Action” po prin një protestë. Protesta ka disa emra të njohur artistësh si muratori Alison Gingeras, agjenti i shitjeve  Bill Powers e Jonathan Horowitz, dhe disa emra të tjerë arti.

“E dashur Ivanka, duam të flasim për babanë tuaj”- shkroi ky grup në websit-in e tyre. “Racizmi, Anti- Semitizmi, mizogjinia,  dhe homofobia  nuk janë të pranueshme askund- aq më pak në Shtëpinë e Bardhë”.

Dhe më poshtë artistët shënuan emrat e disa personaliteteve të emëruar në qeverinë e re, për të cilët këta thanë se “nuk kanë vend në Shtëpinë e Bardhë”. Në listen ë tyre përmenden Steve BAnnon, Jeff Session”, që janë i pari shefi i strategjive dhe i dyti- shef i FBI në administratën e Trump. “Këta nuk kanë vend në Shtëpinë e Bardhë”- shkruajnë ata. “Urrejtja nuk ka vend në Shtëpinë e Bardhë”- shkruajnë ata.

Në një apartament të vogël që ka Ivanka në Manhattan, ka të vendosur në mure disa piktura të artistëve të Neë York-ut. Ata i kërkuan që t’i hiqte pikturat.

Por kjo është parë si një shenjë që artistët nuk mirëpresin rritjen e popullaritetit të Donald dhe Ivanka Trump.

/Veritas.com.al/