Frrok Çupi/

Presidenti Donald Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në presidentin më të sulmuar dhe njëkohësisht më të suksesshëm të botës. Është më i sulmuari sepse është më i suksesshmi.

Me Trump tani Amerika po ndjehet ‘Great’, amerikanët të punësuar dhe dy herë më të pasur; dhe, bota më e paqtëtuar e pa idiotësirat e llojit ‘pranverë arabe’. Kjo është vepra ‘ e sulmueshme e Donald Trump.

Tani ai ndodhet para një nisme për ‘shkarkim’, e hartuar nga fajtorët e mëdhenj të Amerikës e të botës, por që edhe kjo iniciativë po dështon brenda përbrenda vetes. Si të gjitha mëkatet që vdesin në kurmin ku lindin.

Po kush e sulmon Donald Trump, presidentin që erdhi para tre vjetësh nga jashtë politikës ‘korrekte’, nga jashtë kastave dhe i përshtatur me interesat e popujve.

I pari që sulmon është Joe Biden. Madje për ‘arsye’ të tij dhe korrupsionit të të bijve në Ukrainë, u inicia nga Demokratët e majtë liberalë, gjithë iniciativa për impeachment.

Por Joe Boden, ish zëvendëspresident,  ka qenë në pushtet për 44 vjet; tani sulmon Donald Trump se ‘prej tij i ka ardhur e keqja Amerikës’.. Trump ka vetëm 3 vjet që ka ardhur.

E sulmon Chuck Schumer, senator Demokrat i Nju Jorkut. Schumer  ka qenë në pushtet për 38 vjet pa ndarë; parulla e tij se ‘të gjitha dobësitë e Amerikës’ rëndojnë mbi Trump duket një e pavërtetë e lindur vdekur. Trump ka vetëm 3 vjet që ndodhet në pushtet.

E sulmon Nancy Pelosi, të cilën Trump po e thërret ‘Nervous Nancy’. Nancy është politikane Demokrate, kryetare e Dhomës Demokrate të Përfaqësuesve- zgjedhur në janar 2019. Por që në vitin 1987, ajo zgjidhet në Kongresin Amerikan. Ka qenë në pushtet për 32 vjet. Sipas saj Trump është fajtori për gjithçka ‘e keqe’ që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara.

Maxine Waters, lindur në vitin 1938, për 28 vjet në pushtet sa në pushtetin e shtetit të Kalifornisë aq edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Edhe vetë Hillary ka 23 vjet në pushtet…

Ata të gjithë fajësojnë për të gjitha problemet që ka Amerika Donald Trump që ndodhet në pushtet prej 3 vjetësh. Absurdi është i përbotshëm…

A nuk ndodh kështu me kastën tonë sunduese prej tre dekada, e njëjta gjë? A nuk i shikoni që pasi e bënë Shqipërisë kështu siç është, i tregojnë njerëzisë, me gisht, ndërtimet që bënë vetë dhe që i shkatërroi tërmeti… A nuk e tregojnë krimin me gisht?  Edhe Drejtësinë e ‘plepave’ e tregojnë si vepër të tjetërkujt…

I përbotshëm qenka mashtrimi, absurdi, i pafytyri…

VERITAS.COM.AL/