Kantautorja britanike Adele është ndarë nga bankieri i Investimeve Simon Konecki, bashkëshorti i saj prej dy vjetësh.
“Adele dhe partneri i saj janë ndarë,” tha publicisti i Adeles në një deklaratë për ‘US Weekly’, të premten.
“Ata janë të përkushtuar që të rrisin djalin e tyre së bashku me dashuri. Si gjithmonë, ata kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme. ”
BBC gjithashtu konfirmoi ndarjen e ish çiftit, duke vënë në dukje se ata shkëmbyen betimet e martesës në 2016 pas pesë vjet njohjeje.
Adele, 30, dhe Konecki, 45 vjeç, janë prindërit e Angelos 6-vjeçar.
Veritas.com.al/