Gjatë natës ka ndodhur një ngjarje, sa tronditëse aq edhe për çudi: Dy djem adoleshentë, njëri në moshën 13 dhe tjetri 17 vjeç, kishin vendosur të bënin si të rritur, të dilnin në gjueti si baballarët. Kanë bërë planin, kanë marrë fshehurazi edhe armët e gjuetisë të prindërve, dhe kanë dalë në gjueti.

Mirëpo, të ndodhur në kushte errësire dhe të pamësuar me gjuetinë, gati kanë shkaktuar një tragjedi. Kanë shkrehur armët menjëherë sapo kanë konstatuar lëvizjen e parë. Mirëpo objekti që lëvizte nuk ishte një lepur apo ujk, por ishte një burrë mbi 60 vjeç

Burri u plagos, por pa rrezikuar jetën. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa dy adoleshentët u ndaluan nga Policia e Beratit. Nuk dihet se si do të procedohet, sepse njëri prej tyre është në moshë të ulët