17-vjeçarja e lindur në Austri, me origjinë kosovare, Samra Kesinoviç, iu bashkua ISIS vitin e kaluar. Së bashku me shoqen e saj, 15-vjeçaren Sabina Selimoviç u shfaqën në media të ndryshme, si pjesë e një fushate propagandistike, që i ktheu në simbol të femrave të shtetit islamik.
Por mediat britanike citojnë një femër nga Tunizia që kishte jetuar me dy vajzat në Raka. Ajo tregoi se Samra Kesinoviç u rrah për vdekje nga xhihadistët, pasi tentoi të arratisej.
Duket se vajzat u penduan shpejt dhe po kërkonin një mënyrë për t’u kthyer në Vjenë. Në kontaktet e fundit me prindërit, vajzat kishin thënë se ishin penduar dhe dëshironin të ktheheshin në shtëpi. Vajzat nuk i duronin më vrasjet dhe dhunën në ambjentin që i rrethonte. Por Austria nuk e pranoi rikthimin e dy adoleshenteve, me arsyetimin se imazhi i tyre ishte shumë i kompromentuar.
Samra Kesinovic dhe Sabina Selimovic, të dyja me origjinë kosovare dhe myslimane, u arratisën nga shtëpia e tyre në Vjenë, në muajin prill të 2014 sepse dëshironin të “vdisnin për Allah”. Me të mbërritur në Siri, dy adoleshentet u martuan dheu shfaqën në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, të lumtura dhe të kënaqura me jetën e re. Në fotografi ato shfaqeshin të mbuluara dhe rrethoheshin me persona të armatosur.