Lideri i Ktalonjës, Carles Puigdemont ndodhet përballë afatit të fundit që të heqë dorë nga shkëputja, ndryshe Spanja do të pezullojë autonominë e rajonit në qoftëse dështon edhe afati deri në ora 10.00.
Pas referendumit të 1 Tetorit, ai firmosi deklaratën e pavarësisë, por e pezulluan, duke kërkuar dialog.
Raportimet thonë se lideri i Katalonjës do të vazhdojë me pavarësinë nëse Madridi tenton të vendosë kontroll të drejtpërdrejtë.
Frika se mund të shkojnë drejt një mosbindje civile në Katalonjë, është prezente.
Artikull 155 i Kushtetutës Spanjolle të vitit 1978, i cili çimenton rendin demokratik pas vdekjes së diktatorit Gjeneral Franco tre vjet më parë, e lejon Madridin të imponojë pushtet direkt në raste krize, por kjo nuk është aplikuar kurrë.
Në Katalonjë këto ditë ka pasur protesta masive kundër ndalimit të dy liderve të lëvizjes separatiste.
Veritas.com.al/