![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/02/kimjong_2097468b.jpg)
Qeveria e Shteteve të Bashkuara beson se agjentët e Koresë së Veriut kanë vrarë gjysmë-vëllain e larguar të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Malajzi- një burim i Shteteve të Bashkuara tha për Reuters.
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara nuk kjanë përcaktuar akoma se si saktësisht Kim Jong Nam u vra, sipas burimit, i cili nuk ka siguruar akoma prova të pakundërshtueshme që të mbështesin konkluzionin e qeverisë.
Një burim nga qeveria e Koresë së Jugut tha se Kim Jong Nam u vra na Malajzi dhe se policia Malaiziane tha se çështja e vdekjes së tij nuk dihet akoma.
/Veritas.com.al/