(FOTO: Saddam Hussein)
Të dy presidentët, Obama dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump besojnë se Shtetet e Bashkuara nuk duhej ta kishin pushtuar kurrë Irakun në vitin 2003 (ose të paktën Trump ka deklaruar këtë)- sipas Washingon Post.
Lufta në Irak dhe kaosi që erdhi si rezultat i saj në shumë rrugë , kanë sjellë këtë pamje që ne kemi sot në Lindjen e Mesme. Ajo luftë nxiti një shpërthim sektar që tani po bën gjuetinë mbi Irakun dhe Sirinë dhe përvijohet në mendjen e administratës së Obamës si një ndjesë për pushtimet e ardhsme në rajon.
Në një libër të tij që doli nga botimi këtë muaj, John Nixon, një ish- oficer i CIA- i cili mori në pyetje diktatorin e Irakut, Saddam Hussein, pasi u kap nga forcat e koalicionit në Dhjetor 2003, përshkruan si ra despoti dhe diskutime të ndryshme e të kundërta që e ndoqën.
Më parë, Saddam Hussein kisht paralajmëruar se pushtimi mbi Irak mund të kthehet në një “hallvë morti” që neokonservatorët e Uashintonin e nisën në atë moment.
Kur e pyeta Saddam, ai më tha: “Ju po shkoni drejt humbjes, sepse nuk është kaq e thjeshtë të qeverisësh Irakun”. Kur i thashë se isha kurioz pse ai kishte dështuar në rrugine tij, ai mu përgjigj: “Ju do të dështoni në Irak, sepse ju nuk dini gjuhën, historinë, dhe ju nuk kuptoni mendjen Arabe”.
/Veritas.com.al/