Islamisti i cili sulmoi policët që qëndronin përballë Muzeut të Luvrit në Paris tha se ai ka vepruar i vetëm dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me Shtetin Islamik.
Egjiptiani 29-vjeçar emigrant, Abdallah El-Hamahmy i tha policisë Franceze se ai vendosi të sulmonte muzeun, i cili ka brenda veprat e artit më të paçmueshme në botë, si Mona Liza e Leonardos, sepse ky muze ishte “një simbol i Francës”. Pavarësisht dëshmisë së sulmuesit që thotë se nuk ka lidhje me grupet terroriste, hetuesit thonë se “ai shpeshherë shpreh pajtueshmëri me idetë e Shtetit Islamik,” raporton Die Presse.
Egjiptiani i tha policisë se sulmi erdhi si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve në Siri. I armatosur me dy hanxharë dhe duke bërtitur “Allahu Akbar”, El-Hamahmy iu drejtua një pjese të ushtarëve të premten e kaluar, por u qëllua dhe u mposht në kohë.
/Veritas.com.al