-Universiteti i Jerusalemit publikon shkrimet e pabotuara të gjeniut gjerman-

Nga: Manila Alfano/

Një gjeni, por edhe një optimist. Në vitin 1935 Albert Ajnshtajni thithte ajër dhe kishte frikë.

E ndjente se diçka do të ndodhte, edhe nëse mbetej optimist: “Kam lexuar me një cike ankth për një lëvizje në Zvicër, nxitur nga banditët gjermanë”, i shkroi birit të tij Hans, i cili jetonte në Zvicër. Ai kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara, ku i ishte ofruar një katedër në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, ne New Jersey. “Por mendoj – i shkruante pra djalit të tij – se edhe në Gjermani, gjërat ngadalë po fillojnë të ndryshojnë. Shpresojmë vetëm qe te mos ketë një luftë në Evropë së pari ».

Shqetësohet Ajnshtajni si çdo baba. E paralajmëron pa e alarmuar, kapet pas idesë se Evropës, në kuptimin e mire të Shteteve të tjera, ai pyet veten dhe përgjigjet se në fund dikush do të duhet të ndërhyjë. Nuk mund të dijë se çfarë do të ndodhë së shpejti atje. “Riarmatimi i Gjermanisë,” vazhdon letra, “sigurisht që është shumë i rrezikshëm, por pjesa tjetër e Evropës më në fund po fillon ta marrë seriozisht, veçanërisht Britania.

Do të ishte më mirë dhe më e lehtë nëse do të vepronte me dorë më të fortë një vit e gjysmë përpara “.

Janë letra, reflektime mbi jetën, vdekjen dhe besimin dhe studime shkencore që kanë mbetur të pabotuara deri tani nga mendimtari i famshëm. Janë temat e trajtuara në 110 faqe dorëshkrime, të zbuluara për herë të parë nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit me rastin e 140 vjetorit të lindjes së fizikanit dhe filozofit gjerman. Një thesar i çmuar që përfshin gjithashtu një faqe, deri më tani te munguar dhe qe mendohej se kishte humbur, në lidhje me një teori shkencore të paraqitur në vitin 1930. “Ky artikull ishte një nga përpjekjet e shumta të Ajnshtajnit për të bashkuar forcat e natyrës në një teori te vetme unike, një përpjekje të cilës i dedikoi 30 vitet e fundit të jetës së tij, “ka shpjeguar universiteti, që ka marrë kohët e fundit dorëshkrimet nga një koleksionist privat në Karolinën e Veriut për t’i ruajtur në arkivat e dedikuara për fizikantin e famshëm. Ndërmjet letrave ka edhe një adresuar për mikun e dashur Michele Besso, një hebre i konvertuar në të krishter, në të cilën e siguronte atë duke pohuar se nuk do të “shkonte në ferr”, edhe pse ishte “pagëzuar”.

Që në mars të vitit 2012 kishte pasur një hedhje ne rrjet të materialeve te fizikanit te mbetura deri atëherë sekrete . Ishin letra për të dashurat, fletore shënimesh me studime revolucionare që do të çonin në teorinë e relativitetit, një koleksion materialesh që rindërtonin njeriun prapa gjeniut që ishte Albert Ajnshtajn. Dhe për herë të parë gjithçka ishte vënë on line. Një thesar i madh i arritshëm për të gjithë, një mundësi e re për studiuesit e gjeniut që nga atëherë kanë mundur të konsultojne të gjithë materialin e rikompozuar.

Sot historia përsëritet, ekzaktësisht siç do te dëshironte gjeniu. “Njohuria nuk duhet të jetë e fshehur, por e hapur për të gjithë”, kishte thënë ne 2012 Menachem Ben Sasson, president i Hebrew University , për të cilin vetë Ajnshtajni kishte qene një nga themeluesit më 1925. Katër vjet me pas kishte fituar Nobel-in për fizikën.

Veritas.com.al/