Gjatë natës mbrëmë është shënuar një aksident i rënë te Kthesa e Kamzës në Laprakë. Dy automjete janë përplasur dhe kanë shkaktuar një viktimë. Ka humbur jetën në vend 28 vjeçarja Xh.T. Ta plagosurit, edhe këta rëndë, janë dërguar për ndihmë mjekësore.
Dëshmitarët tregojnë se njëra nga makinat ishte me shpejtësi shumë të lartë.
Policia e Tiranës e ka ndaluar në flagrancë shoferin Ervin Bixhi, 26 vjeç. Ky po drejtonte makinën tip Jeep dhe është përplasur me një tjetër makinë të të njëjtit lloj, që drejtohej nga Gj.K., 42 vjeç, oficer i policisë.
Drejtuesi i mjetit, Bixhi, ishte nën efektin e alkoolit.
/Veritas.com.al/