26 vjeçari me emrin Nikola Sokoli ka mbetur vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Përplasja e dy makinave  ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, ku mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen”.

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 12:00,  në aksin rrugor Shkodër- Koplik, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtues i mjetit tip ”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe.

Veritas.com.al/