Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një autobus i linjës së ‘Unazës’ është përplasur me të paktën 9 automjete. Përplasja ishte aq e fortë sa u përfshinë zinxhir automjetet në aksident.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek zona e njohur si ‘Ura e Tajvanit’. Raportohet për 6 të plagosur që ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 2 janë drejtues mjetesh, 1 drejtuesi i autobusit ndërsa të tjerët janë pasagjerë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa shumë qytetarë janë mbledhur aty pranë.

Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme të automjeteve që përfshira në përplasje ku duket se ka edhe makina luksoze si ‘Audi’, ‘Benz’ dhe ‘Porsche’. Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia e autobusit, gjë të cilën e thotë edhe drejtuesi i makinës që ndodhej para autobusit. Po ashtu, është dëmtuar edhe stacioni i autobusit ku mund të ketë pasur qytetarë duke pritur.

Kjo zonë e kryeqytetit ka shumë lëvizje dhe shpesh trafiku është i rënduar, ndaj është e rrallë që të ketë aksidente të këtyre përmasave.