Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në mbikalimin e Levanit, ku dy automjete, një Volkswagen Passat dhe një Skoda Fabia, janë përplasur me forcë.

Si pasojë e goditjes, një nga mjetet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Nga aksidenti janë plagosur katër persona, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, të dyja automjetet kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin drejtim njëri pas tjetrit, por dyshohet se drejtuesi i automjeti të dytë ka humbur ndjenjat në timon dhe i pavetëdijshëm ka goditur automjetin para tij dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *