Një aksident i rëndë është shënuar këtë të martë në Tiranë. Një grua ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një autobot uji.

Ngjarja është regjistruar në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’, pranë gjykatës së Tiranës.

Gruaja po lëvizte me një motor tip ‘Piaggio’, ndërsa është aksidentuar për vdekje nga automjeti i tonazhit të rëndë.

Si pasojë e përplasjes, gruaja ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Policia ndodhet sakaq në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *