Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në aksin Vorë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Hasan.
Mjeti tip “Benz” i cili drejtohej nga Indrit Mahmuti 23-vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës, të cilat e kanë ndarë thuajse në dysh autoveturën.
Drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë me fraktura në kokë e dëmtime të ndryshme. Po ashtu, edhe dy personat e tjerë që ishin në mjet kanë marrë lëndime të shumta.
Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte mjeti. Për të nxjerrë të rinjtë nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.