Po themi ‘i lezeçëm’ sepse  në aksidentin që ndodhi sot në mëngjes, pasi pamja e makinës që ka rrëshqitur, ishte ‘fantastike’ dhe kryesorja që nuk është dëmtuar asnjë njeri.

Autostrada Tiranë- Durrës mbetet problematike sa herë bie sado pak shi, dhe kushtet për drejtuesit e automjeteve vështirësohen për shkak të lagështirës.

Aq më tepër që shumica e drejtuesve i mbajnë me vete ‘kushte të vështira’ edhe në mot me diell, sepse ose nuk kanë kryer kurse të vërteta për të drejtuar makinën, ose e kaun mendjen së prapthi- siç thuhet rëndom; ose marrin shpejtësi jashtë rregullores.

Kjo që ndodhi sot në mëngjes në autostradën e Durrësit, i përmbledh të gjitha arsyet për aksidente.

Por fatmirësisht ishte pa dëme në njerëz.

Ja edhe fotografia e makinës së aksidentuar, foto e bërë nga LSA

Veritas.com.al/