Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin e vjetër Thumanë- Fushë Krujë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku viktimë ka mbetur një e moshuar, Bedrije Saja.

Ndërkaq, të plagosurit Malvina Kani dhe Lindita Saja janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.