Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Konispol mëngjesin e sotëm rreth orës 05:50, ku një automjet me të cilin udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën 35-vjeçarja, Adriana Prendi, pasagjere në mjet, bashkëshortja e shoferit Gëzim Prendi 43 vjeç.
Ndërsa ky i fundit ka mbetur i plagosur, së bashku me një tjetër pasagjer në këtë makinë, E.G. 37 vjeç.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Krane-Qafë Botë në dalje të Konispolit.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vëndngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.