Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot, në orën 12:00, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Vilën e Kuqe.

Temë e diskutimit në mbledhje do të jetë “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Deputetë, drejtues politikë, ministra dhe eksponentë të P kanë zhvilluar takime me qytetarët në qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim evidentimin e problematikave dhe shqetësimeve të tyre.

Këto takime me qytetarët do të zhvillohen çdo të premte në orën 17:00.

Problematikat e evidentuara gjatë takimeve do t’u përcillen më pas institucioneve përkatëse për trajtim dhe zgjidhje.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *