Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Sipas informacioneve mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë në përrua.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Arbrit në afërsi të fshatit Shkallë.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit tip Audi, dhe ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë.

Nga aksidenti  ka vetëm dëme materiale, ndërsa dy personat që ndodheshin në makinë kanë shpëtuar për mrekulli me dëmtime të vogla dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.