Dy persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur në një aksident që ka ndodhur aksin rrugor Burrel – Komsi në vendin e quajtur Buzhak.
Njoftohet se ka mbetur i vdekur 28-vjeçari Gentian Hani dhe 35 vjeçari Alfred Balla.
Personi i plagosur me inicial E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.
Paraprakisht mësohet se makina “Opel Sharon”, e cila po lëvizte me shpejtësi të lartë, është përplasur me një motor dhe më pas ka dalë nga rruga duke aksidentuar tre persona.
Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Veritas.com.al/