Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras.

 Mësohet se mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, përplasur me hekurin ndarës dhe ka rënë në kanalin me ujë.

Nga aksidenti kanë ndërruar jetë Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës, Urim Pepa, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë. Viktimat janë të afërt me njeri-tjetrin ndërsa mësohet se dje kishin qenë në Pukë për një varrim.

Personi që dyshohej se ka qenë në makinë bashkë me dy të tjerët është gjetur mëngjesin e sotëm pas kërkimit intensiv nga polumbarët.

 Sipas informacioneve, viktimat janë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa dje ishin në Pukë për një varrim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

VERITAS.COM.AL