
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune (16 shtator) në aksin Rrëshen-Rubik ku për pasojë ndërroi jetë efektivi i policisë së Mirditës Gëzim Lazri dhe u plagos një malazez.
Drejtuesi malazez u përplas me mjetin tip ‘Benz’ që drejtohej nga Lazri.
Përplasja e dy mjeteve rezultoi fatale për efektivin e policisë, i cili ishte duke u kthyer nga shërbimi për në shtëpinë e tij.
Shtetasi malazez ndodhet në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.