Vjehrri, nusja dhe djali 8 vjeçar janë përplasur nga një makinë teksa po prisnin në një mini-stacion tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, sot në mëngjes.
Policia e Tiranës informon se 69 vjeçari i identifikuar si Xhemil Pisku dhe nusja e djalit të tij 34 vjeçe, kanë gjetur vdekjen ndërsa fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .
Aksidenti u shënua rreth orës 07:40. Mjeti tip “Toyota” me drejtuese 30 vjeçaren e identifikuar me inicialet I. P., ka dalë nga rruga dhe i ka përplasur 3 pjesëtarë familjeje.
Fqinjët e viktimave të aksidentit të sotshëm në Durrës kanë vrapuar me shpejtësi në vendin e aksidentit, ku Xhemil Pisku me nusen e djalit gjetën vdekjen të përplasur nga një makinë, kurse djali 8 vjeçar është dërguar rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Makina që shkaktoi aksidentin u erdhi përballë me shpejtësi, sa nëna ka reaguar me instinkt dhe i ka dalë para me trup djalit të vogël, për ta mbrojtur.
Ja çfarë kanë treguar dy burrat e moshuar duke mos mbajtur lotët për familjen nga Berati që jetonte në Golem dhe e pllakosi kjo fatkeqësi.
Si e njihni Xhemilin?
Burrë më i lartë në zonën e Golemit… Po shkonin në Berat me nusen e djalit, se ka fejuar djalin.
E pashë në televizor lajmin, sapo e pashë. Kemi 20 vjet bashkë në Golem, matanë lapidarit, unë dhe ai. Familje e nderuar, edhe nusat, edhe çunat.
Jemi shumë të prekur, si na ra…Familje e mirë, familje e lartë.
Po këtu mbikalimi është problem…”.
… Ky është aksidenti i tretë i rëndë brenda kësaj jave. Tetë persona, mes tyre 3 fëmijë humbën jetën nga aksidentet në rrugë.
Veritas.com.al/