Arrestohet drejtuesja e automjetit që përplasi 79 vjeçarin të premten në Korçë. Ai po udhëtonte me biçikletë kur ndodhi ngjarja dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Nga ana e policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.