Dy motra kanë humbur jetën të dielën në mbrëmje pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë, raporton A2 CNN. Viktimat janë Ela dhe Rezi Dhimaku nga Delvina. Gjithashtu në aksident ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Antonela Zhupa, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës.

Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15. Makina tip Lancia e drejtuar nga Ela Dhimaku, 22 vjeç, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit Lancia, motra e saj Rezi Dhimaku, 20 vjeç, ndërsa udhëtarja tjetër, 24-vjeçarja Zhupa, ka mbetur e plagosur.

Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, ku humbën jetën dy motrat nga Delvina Ela dhe Rezi Dhimaku, policia ka arrestuar 23-vjeçarin Kevin Nora, i cili drejtonte makinën tjetër të përfshirë në aksident.

Sipas policisë, Nora, banues në Fier, ngiste makinën e tij, tip Audi, në gjendje të dehur. Për këtë arsye ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *