TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë mesazh ngushëllimi për përplasjen e dy trenave në Spanjë, si pasojë e të cilit dhjetëra persona humbën jetë.

Në një mesazh drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, ai ka shprehur trishtim të thellë për ngjarjen dhe solidaritet me familjet e viktimave.

Ai theksoi se mendimet e Shqipërisë janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me ekipet e emergjencës, të cilët po punojnë pa u lodhur për përballimin e pasojave të kësaj tragjedie.

“I dashur Pedro,

Me trishtim të thellë kam marrë lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Adamuz.

Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje. Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që po punojnë pa u lodhur në përballimin e kësaj tragjedie.🇪🇸🙏🇦🇱”, shkruan  Rama.

Mediat e huaja raportojnë se të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe rreth 75 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e trenave

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *