Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj është aksidentuar me makinë në rrugën Tabanoc- Kumanovë, sot rreth orës 17:30. Lajmi është konfirmuar nga policia lokale.

Sipas medias Zv/ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu ka vizituar zotin Ahmetaj në spitalin e Kumanovës.

Përveç Arben Ahmetaj janë dëmtuar edhe dy persona të tjerë.

Në aksident janë përfshirë tre makina, një prej të cilëve autobus dhe tjetri ‘Range Rover’ me targa të Shqipërisë në të cilën e drejtonte zoti Ahmetaj, që ka goditur një automjet tjetër.

Ish ministri Arben Ahmetaj ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet në spitalin e Kumanovës.

Veritas.com.al/