Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha se samiti i sotëm jozyrtar i liderëve do të jetë “i rëndësishëm” sepse është pika fillestare për diskutimin mbi axhndën strategjike afatgjatë.

“Zgjerimi do të thotë që vendet kandidate duhet të zbatojnë reformat dhe të dinë se çfarë duhet të bëjnë. Nga ana jonë, nga ana e BE-së, ne duhet të përgatitemi”, tha ai.

Janë tre çështje që duhet të trajtohen, sipas Michel: “Çfarë duam të kemi prioritet në të ardhmen, si vendosim së bashku dhe si përgatitemi”.

Kreu i Këshillit tha gjithashtu se liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit ranë dakord të vijnë në Bruksel për bisedime deri në fund të tetorit.

“Ne do të punojmë shumë për të bërë përparim,” theksoi Michel.